Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Derisa shton se Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare. Përmes një postimi në Twitter Hoti po ashtu ka thënë se vetëm përmes dialogut që çon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. “Vetëm përmes dialogut që çon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ne mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Qeveria ime nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoti.
