Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria sot ka ndarë 17.5 milionë euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Hoti për këtë vendim tha se Lëvizja Vetëvendosje për vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Sipas tij, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar. Hoti tha se zgjedhjet në veri i kanë shtyrë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan. Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat. Kjo është qeverisje se jo mahi”, ka shkruar, Avdullah Hoti, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …