Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, nuk raporton në komisione të Kuvendit. Hoti, në një postim, theksoi se raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në dëshirën e saj, por është obligim kushtetues dhe se kësaj përgjegjësie nuk mund t’i iket. “Është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për “Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …