Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar menjëherë pas dështimit të rezolutës, e cila do t’i ndalonte kryetarit Thaçi që të negociojë për çështjen e dialogut me Serbinë. Hoti përmend njërën nga pikat e rezolutës ku thuhet se “As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”. Shefi i GP të LDK-së, thotë se mbase nuk u mbështet as kjo rezolutë, nuk ka se për çka të diskutohet për tjetër nëse nuk ka pajtim në këtë pikë. “Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar: “1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme. As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.” Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike”. Theksojmë se Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një veprim i tillë është bërë pasi nuk kanë marrë përkrahjen e pozitës për rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …