Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar sërish për gjendjen në veri. Ai ka drejtuar akuza në adresë të kryeministrit Kurti dhe kryetares Osmani, duke theksuar se të dy po mbajnë fjalime nga Prishtina, e ndërkaq barrikadat i largojnë të huajt. Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së. Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani, ka shkruar Hoti në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …