leoni

Avdullah Hoti: Sulmi ndaj Nikolla Rashiqit, duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente të drejtësisë

Avdullah Hoti: Sulmi ndaj Nikolla Rashiqit, duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Llapnasellë, ku disa persona rrahën brutalisht djalin e politikanit serb Nenad Rashiq. Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se sulmi ndaj Nikolla Rashiqit, është një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit. Ndryshe, tetë persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi dje rrahën brutalisht djalin e ish-ministrit Nenad Rashiq.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …