Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së e LDK-së, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj të fundit, Avdullah Hoti ka deklaruar se do të angazhohen shumë për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Hoti përmes një shkrimi ka njoftuar se nga e marta do të nisin reformat në ekonomi, arsim, shëndetësi e për fuqizim të rendit të ligjit. “NESER votohet qeveria. PASNESER nisim reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe për fuqizim te rendit e ligjit për te gjithë njësoj. Si partner i barabarte qeverisës, do te angazhohemi shume qe te fuqizojmë shtetin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës, pozitën e shtetit tone ne arenën ndërkombëtare. Do te avancojmë miqësitë me partneret tanë, do te punojmë ne normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …