Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti tha se kryeministri Albin Kurti paraqiti të dhëna të shtrembëruara nga Davosi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Deputeti LDK-së, Avdullah Hoti tha se kryeministri Albin Kurti paraqiti të dhëna të shtrembëruara nga Davosi, ku shkoi për Forumin Ekonomik Botëror. Për 4 vite, kryeministri në largim e ka paraqitur Kosovën si vatër të mundshme konflikti e lufte. Ekonomia, zhvillimi e investimet kanë qenë në plan të dytë. Në plan të parë për të ka qenë nxitja e frikës e urrejtjes tek qytetarët e Kosovës për armikun e jashtëm, ofendimet përçmuese ndaj opozitës, si dhe sulmet e ulëta ndaj bizneseve të caktuara. Pak ditë para zgjedhjeve, shkon në Davos e kërkon investime të huaja, duke shtrembëruar edhe të dhënat për zhvillimin ekonomik. Hoti tha se “e vërteta është se për katër vite është abuzuar me 12 miliardë euro, duke mos kryer asnjë projekt madhor. E vërteta është se janë krijuar skema të ndryshme sociale pa e kompletuar bazën ligjore, duke i lënë ato skema në vullnetin e vendimeve të qeverisë e ministrave. E vërteta është se është abuzuar me rezervat shtetërore, me importin e energjisë e me shumë çështje tjera. E vërteta është se kriza energjetike është thelluar, është anuluar projekti i gazit dhe Kosova ka importuar afër 600 milionë euro energji në këto katër vite. E vërteta është se deficiti tregtar është thelluar edhe për 2 miliardë euro më shumë se para katër vitesh”, shkroi Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Trump thotë se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit

Rikthimi i kryetarit Trumpit në pushtet, po ngjall debate mbi qasjen e administratës së tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti

Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, po ngjall diskutime mbi qasjen e administratës së tij …