Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se rezultati i Samitit të Berlinit mund të përmblidhen në tri pika. Ai ka thënë se arritja më e madhe është eliminimi i idesë së për korrigjim të kufirit. Hoti thekson se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës. “Rezultatet e Samitit të Berlinit besoj se mund të përmblidhen në këto tri pika. E para, dhe besoj se është e arritura më e madhe, është eliminimi i idesë së Thaçit, Vuçiçit dhe Ramës për korrigjim të kufirit. E dyta, disiplinimi i liderëve të të dy shteteve. Kjo është e rëndësishme sepse në muajt e fundit gjuha luftënxitëse filloi të bëhet diskurs i përditshëm. Besoj se e kanë marrë mesazhin të dy shtetet se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. E treta, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës. Çdo format tjetër i dialogut nuk siguron marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme në praktikë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …