Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën në Gjakovë, se me qeverisjen e LDK-së, gjatë këtij viti do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave dhe do të përmbyllim procesin e njohjes reciproke nga Serbia, ashtu si ka kërkuar Presidenti amerikan, Joe Biden. Ai tha se si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit që kam nënshkruar me presidentin Trump, Kosova do të përfitojë fonde në vlerë prej 1 miliard euro investime. Hoti thekson se vitin e kaluar kemi nisur realizimin e disa projekte në Gjakovë, të cilat do të vazhdojnë edhe sivjet dhe vitin e ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …