leoni

Avdullah Hoti thotë se LDK-ja mund t’i bashkohet kësaj Qeverie, duke krijuar një Qeveri gjithëpërfshirëse

Avdullah Hoti thotë se koalicioni PAN i ka kërkuar votat e arsimtarëve duke iu garantuar atyre 30% rritje pagash

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ua ka kujtuar kryeministrit Haradinaj dhe kryekuvendarit Veseli një marrëveshje të bërë me SBASHK-un gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Hoti ka thënë se koalicioni i ‘punëve të mëdha’ ka kërkuar votat e arsimtarëve duke iu garantuar 30 për qind rritje pagash. “Dikur koalicioni i ‘punëve të mëdha’ kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave. Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit. Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik. Zgjidhja është e thjeshtë: Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete. Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …