Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e mbështet veprimin e Kosovës, e cila vendosi të aplikojë masën e reciprocitetit për targat. “Kosova i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje dhe ka marrë një veprim në përputhje të saj”, tha ish-kryeministri. Sipas tij, aplikimi i kësaj mase është në të drejtën e Kosovës, ndërsa shprehet kritik për qeverinë Kurti duke thënë se ka ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë. Hoti thotë se kryeministri Kurti ka vepruar pa plan të qartë dhe pa koordinim me partnerët. Sipas ish-kryeministrit, vendet mike i kanë dhënë të drejtë Kosovës për aplikimin e reciprocitetit, por kanë shprehur rezerva për aktet e qeverisë Kurti. Ai thekson se çështja e reciprocitetit mund të ndikojë, që në procesin e dialogut në Bruksel të mos diskutohet për marrëveshje përfundimtare, e cila nënkupton njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, por se e gjitha kjo qasje shton Hoti mund të kanalizohet në diskutime për marrëveshje teknike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …