Hoti: Është shumë e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike së vendit për pesë vitet e ardhshme

Avdullah Hoti thotë se në Qeverinë Haradinaj janë të punësuar 407 persona të cilët janë jashtë listës së pagës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti edhe njëherë ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Haradinaj. Ai, përmes një shkrimi ka thënë se nga 1 mijë e 245 persona të punësuar për shërbime të veçanta, vetëm në zyrën e kryeministrit punojnë 94 persona. Thotë se të punësuar janë 407 persona të cilët janë jashtë listës së pagës. Kurse, sipas Hotit, qeveria PAN ka harxhuar mbi 20 milion euro për procese gjyqësore. Mirëpo, ai nuk ka hezituar të hedhë kritika edhe drejt kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Thotë se sa i përket investimeve kapitale, më 2018 ka pasur të planifikuara 30 milion euro prej të cilave kanë tepruar 57% të mjeteve apo mbi 23 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …