Hoti thotë se në qeverisjen e tij 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike

Avdullah Hoti thotë se nuk mund të negociohet me Serbinë deri sa ajo e quan fabrikim masakrën e Reçakut

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit serb Vuçiq lidhur me masakrën e Reçakut, duke thënë se Kosova nuk guxon të hyjë në aventura për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë derisa kjo e fundit të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit. Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”, ka shkruar Hoti. Sipas tij vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …