Hoti: Është shumë e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike së vendit për pesë vitet e ardhshme

Avdullah Hoti thotë se paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur paraqitjen më të dobët të mundshmen atë të ekipit negociator sot në Bruksel. Ai ka thënë se ky ekip është thjeshtë dekor për të maskuar legjitimitetin e koalicionit të PAN-it dhe se sipas tij i njëjti nuk ka fuqi të marrë vendime për mbrojtjen e interesave të qytetarëve. “Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme. Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN. Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip “negociator” dekorues”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …