Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e vështirë të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën. Ai ka thënë se e gjithë kjo bëhet për shkakun që Serbia në të njëjtën kohë po bënë diplomaci agresive tek shumë shtete që të mos na njohin dhe shumë të tjera që ta revokojnë njohjen. “Vështirë të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën. Ajo në të njëjtën kohë po bënë diplomaci agresive tek shumë shtetet që të mos na njohin dhe shumë të tjera që ta revokojnë njohjen. Involvimi i saj në veri për ta mbajtur atje gjendjen refuzuese ndaj institucioneve tona, si dhe qasja aspak kooperative e Listës serbe, flasin për mungesën e vullnetit minimal për të krijuar gjendje optimale për dialog. Kjo mendësi e Beogradit duket se ushqehet me shpresën se me këtë agresivitet mund të na sjellin në tavolinë e bisedimeve me disavantazhe të mëdha. Përgjigjia më e mirë për krejt këtë destruktivitet është që ne të jemi unik në raport me Serbinë dhe me atë që aspirojmë – një Kosovë unike e cila mbështetet në Kushtetutën e saj duke respektuar sovranitetit dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …