Avdullah Hoti ka thënë se ai është përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës e jo Vjosa Osmani, për të cilën zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, ka thënë se është udhëheqëse e legjislativit. Numri dy i ekzekutivit ka deklaruar se ai i përfaqëson qëndrimet e LDK-së në qeveri, kur është pyetur lidhur me qëndrimet e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, për vendimet e kryeministri Albin Kurti. “Unë përfaqësoj LDK-në në këtë koalicion qeverisës, sepse znj. Osmani është kryetare e Kuvendit. Qëndrimet e mija nuk janë individuale, por janë qëndrime të LDK-së – të dakorduara me kryetarin e LDK-së, të cilat përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së”. Hoti deklaroi sot se LDK-ja nuk përkrah vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të lëndës së parë të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Kjo masë e vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e drejtuar prej Ramush Haradinajt, do të fillojë heqja e taksës 100 për qind nga data 15 mars e këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …