Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Varianti Delta i Covid-19 po përhapet me shpejtësi, vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka shprehur shqetësimin e tij pasi varianti Delta i Covid-19 po përhapet me shpejtësi. “Trendi është shumë shqetësues. Nuk ka dyshim se jemi para një vale të re të pandemisë. Për disa javë nis viti i ri akademik, ku afër 500 mijë nxënës, studentë e profesorë do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, duke i rritur shumë gjasat për përhapje të gjerë të virusit”, ka shkruar Hoti. Ai ka theksuar se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur. “Është tepër e rëndësishme të kryhet vaksinimi sa më parë. Secili i rritur duhet të vaksinohet, përveç atyre që kanë arsye mjekësore. Mësimdhënësit në të gjitha nivelet duhet të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre, si dhe për të mundësuar organizimin e mësimit me orar të rregullt”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …