Avdullah Hoti: Vetëvendosja për një kohe të gjatë ka sulmuar PDK-në por tashmë është bërë më e keqe se ajo

Avdullah Hoti: Vetëvendosja për një kohe të gjatë ka sulmuar PDK-në por tashmë është bërë më e keqe se ajo

Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti përmes një konference për shtyp ka thënë se s’mund të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen  pa u deklaruar këta të fundit për  të gjitha veprimet kundër LDK-së.  Ju e pat se sot për të gjashtën herë u mbajt seanca. Sot u dasht që koalicioni PAN të propozoje kandidatin. Por kërkuan shtyrje të seancës. Pasoja do të jenë afatgjata. Qytetarët e kanë të qartë që PAN-i po monopolizon ketë proces. Asnjeri as kryetari i PDK-së as ai i AAK-se nuk po gjejnë zgjidhje. Me shtyrjen e seancës vendi po hyn në krizë. Ne nuk marrim me pjesë në seancat e thirrura deri sa të gjendet një zgjidhje. Kjo është fatkeqësi pasi shteti nuk bëhet me pazare. “Është për keqardhje që foltorja u shndërrua në arene përplasje mes Kurtit e Veselit. Tash këta dy po e shfrytëzojnë kuvendin për motive të ulëta. Vetëvendosja  ka shfrytëzuar metoda të ulëta duke sulmuar kryeministrin. Ata po bëjnë përpjekje për ta bind popullin me veprime të paprecedent. Ata janë bërë bashkë për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë tutje ai. Vetëvendosja për një kohe të gjatë ka sulmuar PDK-në por tashmë është bërë më  e keqe se ajo, ka thënë mes tjerash Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …