Avdullah Kodra (20.10.1975 – 29.3.1999)

Avdullah Kodra (20.10.1975 – 29.3.1999)

Avdullah Kodra, u lind me 20 tetor të viti 1975 në fshatin Prekaz i Ulët, në një familje të varfër për nga ana ekonomike, por e pasur me atdhedashuri dhe patriotizëm. Avdullahu qysh në moshën e fëmijërisë së hershme, diku rreth moshës 7-8 vjeçare u ballafaqua me peripecitë e jetës sepse në ketë moshë mbet jetim, pasi i vdes nëna nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme.
Ai vazhdoi shkollimin dhe me sjelljet e tij ishte shembull për të gjithë. Jeta vazhdonte e Avdullahu rritej, pavarësisht kushteve të rënda ekonomike, vazhdonte shkollën dhe përpiqej me çdo kusht të punonte që t’ i bëhej krah familjes. Por ndërkohë Avdullahun e goditën dy pikëllime të rënda familjare. Ende pa u shëruar mirë nga dhimbja për nënën, atij i vdes edhe babai dhe kështu së bashku me një vëlla mbetën të vetëm pa asnjërin prind.
Prekazi, e në veçanti lagja Kodra asnjëherë nuk i la vet, por gjithmonë i’u dha përkrahje dhe vullnet për të jetuar. Vitet kalonin e jeta bëhej gjithnjë me e vështir për të jetuar, sepse nën okupimin serb asnjëherë nuk ecej përpara. Këtë e kuptoj edhe vet Avdullahu. Qysh në rini ishte frymëzuar me idealin për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Kulmin e këtij frymëzimi e kishte arritur me rastin e themelimit UÇK-së, duke filluar nga komandanti legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Sahit Jashari, Ilaz Kodra Fadil Kodra, Sami Lushtaku e Nuredin Lushtaku të cilët vazhdimisht ishin në kontakt me bashkëfshatarët dhe pothuajse për çdo banor të Prekazit e më gjerë.
Këta luftëtarë të rinj të Kosovës ishin bërë sinonim i lirisë.
Avdullah Kodra, i bindur se liria pa gjak e luftë nuk fitohet, pa hezitim iu kishte bashkuar radhëve të UÇK-së, qysh në janar të vitit 1998 kur policia serbe kishte ndërmarrë një sulm kundër familjes së legjendarit Adem Shaban Jashari dhe kësaj lagjeje heroike të Prekazit.
Si i ri dhe i dashur që ishte, ai gëzonte përkrahje dhe respekt edhe te Komandanti Ilaz Kodra, luftëtarë i radhëve të para të UÇK-së, dhe i bërthamës së parë çlirimtare të Adem Jasharit.
Lufta e 5, 6 e 7 marsit në Prekaz, Avdullahun e gjeti në pozicione së bashku me shumë bashkëluftëtar të tjerë të lagjes Kodra, Lushtaku e Mehaj. Atë ditë, forcat serbe kishin mësyrë nga të gjitha anët fshatit Prekaz dhe përveç familjes dhe lagjes Jashari, ata ja kishin mësyrë edhe lagjeve Kodra dhe Lushtaku.
Por më këto lagje forcat serbe hasen në rezistencë të grupeve te UÇK-së të udhëhequra nga Ilaz Kodra dhe pjesë e këtyre grupeve ishte edhe Avdullahu. Pas kësaj dite, lufta veçse kishte filluar e radhët e UÇK-së vinin duke u rritur, por njëkohësisht edhe lufta bëhej më e ashpër në të gjitha viset e Kosovës.
Avdullahu si liridashës i përkushtuar merr pjesë në shumë beteja gjithandej Drenicës dhe sa herë kthehej i gëzuar për luftën që kishte bërë.
Lufta vazhdonte dhe çdo ditë e më shumë bëhej më e ashpër, por UÇK-ja ishte e vendosur që deri tek i fundit të mos zmbrapsen nga ideali për çlirim përfundimtar nga thundra shekullore e Serbisë.
Më 29 mars të vitit 1999 forcat ushtarake e policore serbe kishin depërtuar në Lagjen Kodra me forca të mëdha të artilerisë e këmbësorisë. Djalëria e kësaj lagjeje e radhitur me kohë në radhët e UÇK-së, posa i kishte vërejtur forcat serbe, kishin zënë pozicionet dhe kishte filluar një luftë e ashpër, po thuaje trup me trup, sepse luftoj në afërsi, në distancë deri 20-30 metra.
Pas një lufte të rreptë dhe intensive, forcat serbe kishin pikasur luftëtarin e përkushtuar të lirisë, Avdullah Kodra, i cili me mitralozin e tij po villte tmerr mbi trupat e tyre.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, goditet në kokë nga një snajper i forcave armike serbe.
Atë ditë në Lagjen Kodra të Prekazit heroik bie heroikisht për të mos vdekur kurrë dëshmori, Avdullah Kodra. Gjatë luftimeve kishin marrë plagë edhe Avdyl e Hajdin Kodra.
Nga ato luftim, pati të vrarë e të plagosur edhe nga forcat serbe e po ashtu u dëmtua edhe në makinë luftarake.
Pas lufte, Avdullah Kodra u shpall dëshmor i Kombit. Gjithashtu për nderim të dëshmorit rruga kryesore nga fshati Polac për në hyrje të fshatit Prekaz mban emrin e dëshmorit. (Naim Kodra)

Kontrolloni gjithashtu

Shaban Bislim Shabani (10.6.1949 – 31.3.1999)

Shaban Bislim Shabani (10.6.1949 – 31.3.1999)

Luftës për çlirimin e vendit nga okupatori serb Açareva i ka dhënë dëshmorët: Shaban Shabani, …