Konteksti historik
Teoritё dhe diskurset pёr koceptin “luftё”, pёr fatin e luftёs, pёr kohёn, pasojat e rezultatet qё trashёgohen nё periudha afatshkurtёra dhe afatgjata janё tё panumёrta. Pёrfundimet e teorive dhe diskurseve , edhe pse shumё herё janё hipotetike, nxjerrin nё sipёrfaqe aktorёt qё bёjnё luftёn dhe kauzёn pёr tё cilёn ata kanё luftuar. Luftërat, gjatё historisё, janё bёrё pёr pushtime territoresh, pёr pushtet, pёr mbrojtje territoresh, pёr ҫёshtje nderi e deri edhe pёr ҫёshtje krejt tё kota e banale. Vetёm njё ka mbetur e padiskutueshme sa i pёrket kauzёs e qё pёrjetёsisht konsiderohet luftё e drejtё: Lufta pёr Liri, duke nёnkuptuar lirinё e individit, lirinё kombёtare dhe lirinё shoqёrore.
Fatet e popujve shpesh janё tragjike nga shkaku se ndodhen nё rrethana tragjike, me kanosje deri nё asgjёsim. Por, fati di t’ia mbajё anёn edhe atij populli qё ka aspiratёn dhe intuitёn pёr tё mbijetuar edhe nё rrethanat mё tё vёshtira, duke vёnё nё veprim trupin dhe mendjen deri nё sakrificё pёr liri dhe pavarёsi.
Fat tragjik, duke qenё tё pushtuar nga tё huajt me shekuj, patёm edhe ne. Si popull i vogёl, nuk patёm mundёsi qё kur tё donim, t’i kudёrviheshim me luftё pushtuesit. Populli shqiptar, luftoi pёr liri gjatё historisё, me pushtues shumё mё tё fortё, por me aspiratёn dhe besimin e pashuar kurrё se liria mund tё fitohet. Guximin pёr ta ёndёrruar lirinё e kishte nga fuqia e dashurisё pёr lashtёsinё e qytetёrimit, tё trashёguar qё nga koha pellazgjike, ilirike e deri nё historinё mё tё re. Nga kjo histori kaq e gjatё pёrpjekjesh pёr liri, populli shqiptar ushtroi dhe mёsoi artin e luftёrave sporadike, artin e rrezistencёs ndaj asimilimit, artin e pritjes dhe artin e sakrificёs. Po citoj mendimtarin Bob Marley: “ Askush nuk mund tё kalёroj mbi kurrizin tёnd po qe se nuk i pёrkulesh”! -mbaron citati. Duke mos u pёrkulur, kauza pёr liri, si parim dhe vlerё universale, bёri qё nё fund tё shekullit tё njёzet, thёnё figurativisht, Zoti i Luftёs, SHBA-NATO, nё pёrmasa mitologjike, tё zbret nё tokё dhe ta marrё anёn e shqiptarёve, si shpёrblim pёr qёndresёn mitike. Dhe, pa dёshmorёt, tё cilёt i kujtojmё dhe respektojmё pёrjetёsisht, tё cilёt krijuan njё momentum tё ri, shenjё – Lufta e UÇK-sё, Zoti i Luftёs do tё kishte punё tjera.
Konteksti filozofik
Prej nga gjithё kjo energji shpirtёrore e fizike e popullit shqiptar pёr ta finalizuar aspiratёn pёr liri? Ku ishte ajo forcё tёrheqёse qё nuk e la tё shuhet kurrё gjakimin pёr liri? Cili ishte ai mit qё ushqeu dhe mbajti gjallё kujtesёn dhe krijoi identitetin e kёtij etniteti?
Ishte Gjuha Shqipe!
Mё duhet ta parafrazoj Hisorianin dhe Mendimtarin Robert d’Anjoly i cili thotё se, nёse meriton qё diҫka tё konsiderohet mrekulli e botёs, atёherё, e para mrekulli do tё ishte Gjuha Shqipe, pёr shkak tё pёrsosmёrisё dhe bukurisё qё posedon. Dhe kjo krijesё kaq e pёrsosur psiko-sociale, e krijuar dhe e ruajtur nga gjeniu popullor gjatё shekujve, e duke qenё pronё shpirtёrore e shqiptarёve, bёri qё ekzistenca dhe identiteti tё mos shuhen kurrё. Gjuha Shqipe u bё Bosht rreth tё cilit sillet Bota Shqiptare. Jo rastёsisht, atdheu i shqiptarёve quhet Toka e Shqipeve dhe shqiptarёt quhen Bijtё e Shqipes, duke i mveshur kёshtu gjuhёs edhe atributin e nёnёs, simbolin e riprodhimit tё qenies. Kёshtu, gjuha si mjet i riprodhimit tё vlerave, u shndёrrua nё kult dhe vetёvetiu si vlerё aktive me karakter ekzistencial. Gjeniu krijues shqiptar, me gjuhёn krijoi edhe emblemat psiko-estetike me tё cilat shenjon identitetin dhe dashurinё pёr tё deri nё sakrificё: “Ti Shqipёri, mё jep nder, mё jep emrin shqipёtar; Zemrёn ti ma gatove, plot me dёshirё e me zjarr”!- (Naim Frashёri); “Shqipёri o nёna ime; mё ke rritur me thёrrime; Shqipёri tё qofsha falё; Tё kam nёnё e mё ke djalё”! – (Lasgush Poradeci); apo, “Syri s’e sheh syrin pёrtej hundёs; Zemra e sheh Zemrёn pёrtej bjeshkёs”! – (Anton Pashku) duke shqiptuar dashurinё e ndaluar tё shqiptarёve tё ndarё me hundёn e keqe-kufirin famёkeq shqiptaro-shqiptar… e deri te shqiptimi i ndjenjёs pёr sakrificё ekstreme: “Atdheu ёshtё atdhe edhe atёherё kur tё vret”!- (Mitrush Kuteli) dhe “Kosova ёshtё gjaku im qё nuk falet”!- (Ali Podrimja). Kёto dhe plot emblema psiko-estetike krijuan sistemin e filozofisё sё vlerave qё shpien vetёvetiu te akti i njohjes dhe vetёnjohjes si kusht ekzistencial. Armiqtё e shqiptarёve tё tё gjitha kohёrave u pёrpoqёn ta mohojnё e rrёnojnё gjuhёn e shqiptarёve . Kjo bёri qё shqiptarёt pёr kёtё vlerё kaq tё shtrenjtё edhe tё ngjeshin armёt pёr ta mbrojtur atё, domethёnё, pёr ta mbrojtur frymёn e luftёs pёr liri. Gjuha u bё faktor kohezoni i mendimit dhe veprimit kolektiv. Mohimi dhe ndalimi i gjuhёs nga pushtuesi u pёrjetua si mohim dhe asgjёsim i qenies dhe identitetit kombtar, me qёllimin final, asgjёsimin e qenies kombtare dhe rrёmbimin e teritorit. Kjo tendencё e vazhdueshme e pushtuesit lёndoi rёndё kultin, tё paprekshmen, mё tё shtrenjten qё mund ta posedojё entiteti. Kёshtu, shpёrtheu revolta nga shpirti kryengritёs i indvidit deri nё sakrificё tё pёrmasave mitologjike, (kujto jasharajt, Reҫakun e shumё tjerё). Rrjedhimisht, ky fenomen shkaktoi unifikimin e mendёsisё dhe veprimit, pёr tё arritur deri nё kryengritje tё armatosur gjithёpopullore, me shenjёn emblemё USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, e cila emblemё ishte e barasvlerёshme me shenjёn e TRIUMFIT MBI VDEKJEN. Mbi Kosovё agoi Liria!
Konteksti politik
Humbёsit tё luftёs sё padrejtё dhe pushtuese i takon edhe barra e turpit dhe pёruljes para historisё. Prandaj, pёr ta mbuluar kёtё turp, humbёsi krjon laboratorё dhe fabrika tё gёnjeshtrave monstruoze pёr ta zbehur e mohuar shkёlqimin e triumfit kundёr krimit dhe, eventualisht, pёr ta rikthyer pozitёn e tё fortit, shtypёsit dhe asgjёsuesit. Dalja nё skenё e Dick Marty-it dhe shumё Marty tjerё, duke shpikur akuza monstruoze kundёr Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, respektivisht, kundёr protagonistёve tё kёsaj lufte, ka qёllim tepёr regresiv e amoral, pёr ta zbehur e zhvlerёsuar aktin mё sublim tё historisё mё tё re tё popullit shqiptar tё Kosovёs, pra Luftёn Çlirimtare tё Kosovёs. Dick Marty-it as qё i bёn kush janё protagonistёt e kёsaj lufte. Atij i inereson ta zvetёnojё apo ta zhbёjё moralisht dhe mё nё fund, vlerat e kёsaj lufte t’i shpallё tё paqena, ashtu siҫ ёshtё porositur dhe paguar nga aktorёt e krimit, tё cilin krim, humanistёt e shpallёn Krim kundёr njerёzimit. Çfarё ironie! Veprim politik i ҫmendur i humbёsit! Me kёtё veprim, humbёsi ngacmon plagёt dhe pezmin ende tё pashuar kundёr robёrisё. Ky akt e rikthen kujtesёn e tragjikes sё shkaktuar nga barbaria dhe bёn qё tё kuptojmё se ҫdo gabim gjatё rrugёtimit pёr realizimin e idealeve tё tё rёnёve mund tё na kushtojё shtrenjt. Thjeshtё, shfaqja e Dick Marty-it sikur na thotё: Vёni re! Lufta nuk ka mbaruar. Kёtij provokimi duhet t’i pёrgjigjet intuita pёr ndёrtimin e mekanizmit sociopolitik –shtet funksional, si shtyllё e qytetёrimit modern, kusht themelor pёr zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave humane nё kushte tё lirisё. Kjo ёshtё arma mё e fortё qё do t’i kundёrvihet Dick Marty-it si mercenar dhe punёdhnёsve tё tij. Ndёrtimi i shtetit modern do t’u bёjё nder tё gjithё tё rёnёve, idealistёve dhe miqёve tё qytetёrimit shqiptar. Pёr hir tё kёtij fakti, ia vlen tё mendojmё dhe tё veprojmё sikur ka filluar lufta pёr krijimin e vlerave nё kushte tё lirisё dhe se ato vlera t’i shpёrndajmё si shenjё e gjestit human qё i takon njё populli tё qytetёruar.
Dhe mё nё fund, si do qё tё jetё, nga kulmi i lavdisё sё fituesit, ne duhet tё ulemi nё tokё, pa eufori, pa aureolёn e meritokracisё, mendjembёshtetur nё fuqinё e sistemit tё vlerave qё u pёrmenden, ta vёmё nё vend testamentn e mё tё shtrenjtёve qё u sakrifikuan pёr idealin e lirisё. Ështё koha pёr sakrifikimin e interesave tona personale dhe mposhtjen e motiveve tё ulёta dhe pasioneve tё vdekshme pёr hir tё vlerave tё pёrjetshme.