AVICENA, një nga institucionet kryesore në fushën e shëndetësisë në Kosovë, ka nisur një nismë të re për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer të gjirit, në bashkëpunim me të gjitha komunat e vendit. Për çdo pacient që kryen analizë në pikat tona gjatë muajit tetor, 1€ do të ndahet për të mbështetur pacientët që luftojnë me kancerin e gjirit. Qëllimi është mbledhja e mjeteve mbi 50,000€, të cilat do të përdoren në dy mënyra kryesore:
Mënyra 1: Mbështetje direkte për pacientët
– Dhurimi i një psikologe klinike për 12 muaj në Kirurgjinë Torakale, për të ofruar mbështetje para dhe pas operacionit.
– Pajisja me Portacaths, që qëndrojnë më shumë se një vit, duke eliminuar nevojën për përdorimin e kanillave gjatë trajtimit të kimioterapisë.
– Dhurimi i parukeve për pacientët në trajtim, sipas përmasave dhe preferencave të tyre.
– Furnizimi me implante dhe proteza për pacientët që kanë nevojë.
Mënyra 2: Planifikim nga komunat
– Do të kërkohet nga komunat të planifikojnë përdorimin e këtyre mjeteve gjatë gjithë vitit, duke siguruar që ndihma të shkojë në vendin e duhur. Shpërndarja e fondeve do të bëhet në bashkëpunim me komunat dhe AVICENA.
Përfitimet shtesë për pacientët me kancer të gjirit:
– Pacientët do të kenë mundësinë të kryejnë analiza falas gjatë gjithë vitit (duke paraqitur raportin e onkologut).
– Gjatë muajit tetor, pacientët QKMF së komunës së Deçanit të marrin shërbimet e analizës së Pap testit FALAS, mjafton te dërgohen ne Avicena Deçan përballë QKMF-së.
Fushata do të zhvillohet nën slloganin “Lufto me guxim” duke inkurajuar gratë që të përballen me sfidat e kësaj sëmundjeje me forcë dhe guxim. Figura të njohura publike do të jenë pjesë e fushatës, duke dhënë mesazhe mbështetëse për gratë e Kosovës.