Turqisë

Avionët luftarakë të Turqisë manovrojnë mbi hapësirën ajrore, në Detin Egje, derisa Greqia monitoron nga toka

Autoritetet greke vazhdojmë ta akuzojnë Turqinë për sfida të reja mbi detin Egje nga forcat ajrore. Vetëm disa orë pas kërcënimeve të reja të kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan se ajo do të jetë vazhdimisht e pranishme në “detin e ishujve” siç ai e quajti Egjeun dhe Mesdheun Lindor, Athina zyrtare numëron shkeljet e hapësirave ajrore, të cilat deri tani kanë arritur në 30. Mediat në Greqi theksojnë se avionët grekë po qëndrojnë në gatishmëri. “Dy avionë turq “F-16” dhe dy “ATR 72” fluturuan sot mbi Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor. Avionët turq u identifikuan dhe u përgjuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës së vendosur.  Mosmarrëveshjet janë rikthyer mes dy vendeve pasi Ankaraja nxori në lundrim anijen kërkimore “Çeshme” e cila u largua sot nga Egjeu, por që në ditët në vijim Turqia pritet që të nisë një stërvitje të madhe ushtarake për t’i treguar forcën Greqisë, në prag të manovrave të disa shteteve të Evropës dhe të Amerikës, në stërvitjen e paralajmëruar në Detin Mesdhe dhe Egje, të koduar si  “Mbrojtja e Evropës 2021”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …