Avni Ajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë, thotë se të rinjtë me padurim po presin liberalizimin e vizave për të ikur nga vendi, dhe krejt kjo, sipas tij, ka ardhur si rezultat i mospunës së qeverive të deritanishme në vend. “Është ende duke vazhduar, mua më zhgënjen fakti se të rinjtë janë duke pritur liberalizimin e vizave me padurim për të ikur nga vendi, por kush është fajtor janë qeveritë tona”. Ajdini tutje ka adresuar kritika të ashpra për qeveritë në vend, pasi që ka thënë se ata po i mbyt luksi dhe fare nuk po merren me çështje sociale dhe me të varfëritë. Por, thotë se ekonomia në vend do të zhvillohet, vetëm nëse ligji është i barabartë për të gjithë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …