Kryesuesi i ekipit që përfaqëson Kosovën në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, i ka deklaruar të papranueshme kërkesat e listuara në procesverbale

Avni Arifi; Albin Kurti harton ligje që bien ndesh me Kushtetutën, pastaj i fyen dhe i akuzon ata që dalin në mbrojtje të saj

Ish-kreyenegociatori në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se nuk ka asnjë vend demokratik në botë ku një kryeministër apo ministër i Drejtësisë e sulmon Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë ashtu siç bëjnë Kurti, Haxhiu dhe Qeveria e Kosovës. Sipas tij, barometri i një demokracie qëndron pikërisht te respekti për pushtetet e ndara. Kur komunikon me ndërkombëtarët, Kurti lavdërohet për nivelin e demokracisë së ndërtuar në 25 vitet e fundit në Kosovë, por nuk përmend përpjekjet e tij për ta rrënuar atë, duke sulmuar sistemin e drejtësisë. Ai harton ligje që bien ndesh me Kushtetutën dhe fyen ata që dalin në mbrojtje të saj. Avni Arifi, ka theksuar se mesazhi që i përcillet qytetarëve është se shkelja e ligjit është e pranueshme, për sa kohë që askush nuk ju çon në gjyq. Dhe nëse dikush ju çon në gjyq dhe dënoheni për shkelje ligji, faji nuk është i juaji, por qenka  i gjykatës dhe i personit që ju ka paditur. Në asnjë vend të botës, asnjë reformë nuk ka sukses nëse qëllimi i saj është shkelja e Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit, duke sulmuar ata që  mbrojnë ato. Nëse e ke seriozisht dhe je i guximshëm, ndrysho Kushtetutën dhe rishiko ligjet! Por kjo Qeveri nuk ka as guxim, as mençuri për asnjërën, ka deklaruar Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …