Delegacioni i Serbisë në Bruksel i ka ndërprerë bisedimet që nisën sot për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress udhëheqësi i delegacionit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Avni Arifi. “Është e vërtetë që delegacioni serb e ka anuluar takimin që është dashur të fillojë në orën 10 për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Se a do të vazhdojnë bisedimet do ta kuptojmë sot në mbrëmje”. tha Arifi. Ai ka shtuar se për këtë ndërprerje janë informuar nga zyrtarë të BE-së, pasi nuk kanë raporte direkte me delegacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …