leoni

Avni Arifi i drejtohet me gjuhë të ashpër Shefes së BE-së, Natalya Apostolova, lidhur me rritjen e pagave

Avni Arifi i drejtohet me gjuhë të ashpër Shefes së BE-së, Natalya Apostolova, lidhur me rritjen e pagave

Avni Arifi, Shef i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave, iu ka përgjigjur ashpër edhe shefes së BE-së në Kosovës, Natalya Apostolova, duke i thënë që sa merret me paga më mirë është të merret me marrëveshjet e dialogut me Serbinë. BE-ja do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantuar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjen e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlerësime për rritjen e pagave për vendime legjitime politike gati si parti politike, që synon sukses elektoral zgjedhor, thotë Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …