Kryesuesi i ekipit që përfaqëson Kosovën në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, i ka deklaruar të papranueshme kërkesat e listuara në procesverbale

Avni Arifi, i ka deklaruar të papranueshme kërkesat nga ana e Ekipit Menaxhues, për Asociacionin

Kryesuesi i ekipit që përfaqëson Kosovën në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, i ka deklaruar të papranueshme kërkesat e listuara në procesverbale nga ana e Ekipit Menaxhues, për Asociacionin, i cili përbëhet nga Vinka Radosavljeviq, Dejan Radojkoviq, Igor Kalamar dhe Svetislav Durleviq. Të çmendura janë kualifikuar nga Qeveria idetë e shprehura në procesverbalet e Ekipit Menaxhues, që është duke e hartuar draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të tillat, sipas zyrtarëve tanë, nuk do të gjejnë vend në Statut. Në informatën për punën e bërë gjatë muajve qershor dhe korrik është treguar se përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë kërkuar që në Statut të përfshihen edhe kompetencat në pronë, në privatizim e në ekonomi, të  formulohen dispozita nëpërmjet të cilave garantohet arsimimi në kuadër të sistemit të Serbisë. Midis të tjerave, janë kërkuar edhe ndryshime kushtetuese për llogari të pajisjes së Asociacionit me kompetenca të mëdha ekzekutive. Në tërësinë e tyre, për Kosovën procesverbalet përmbajnë referencën “Kosovë e Metohi”, emërtim ky sipas Kushtetutës së Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …