Njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi, ka komentuar bojkotin e tri seancave të jashtëzakonshme nga deputetë e Vetëvendosjes, duke theksuar se “ikja nga debati dhe ikja nga përballja me fakte nuk janë veti e fituesit.” Ai argumentoi se kjo parti përdor këtë strategji kur ballafaqohet me tema të nxehta, duke kopjuar praktikat më të këqija demokratike që abuzojnë me numrat e votës në Kuvend. Arifi i bëri këto komente duke u fokusuar në seancat e mbajtura nga Kuvendi së Kosovës gjatë kësaj jave, që kishin për qëllim të diskutonin audio-incizimet Kusari-Lila-Radojiçiq, problemin e ushqimit në FSK, dhe mesazhet Mihali-Krasniqi, ndërsa theksoi se mos-pjesëmarrja e pozitës e bëri diskutimin akoma më problematik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është liruar nga masa “arrest shtëpie”. Gjykata …