Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vonesat e paprecedent në procesin e numërimit të votave. Ai rikujtoi vendimin e zonjës Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe e kritikoi atë për mungesën e veprimeve të ngjashme në situatën aktuale. Zgjedhjet e 2021-ës, kanë kaluar pa probleme. Lëvizja Vetëvendosje fitoi dhe certifikimi ndodhi në një afat rekord. Megjithatë, pas përfundimit të procesit, presidentja vendosi të shkarkojë kryetaren e KQZ-së. Nuk mund të funksionojë me standarde të dyfishta – nëse atëherë e pa të arsyeshme të veprojë, tani nuk ka justifikim për të mos kërkuar përgjegjësi nga KQZ-ja,” deklaroi Arifi. Ai theksoi se kërkesa për përgjegjësi nuk ka të bëjë me mbështetjen e ndonjë partie politike, por me sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon në 14 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për …