Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi; Kurti në Zagreb foli për ndërtimin e shtetit të së drejtës, në Kosovë refuzoi t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale

Ish-diplomati Avni Arifi, ka komentuar  mosparaqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dëshmitar në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e rezervave shtetërore. Ai ka thënë se ditë më parë, Kurti në Zagreb ka folur për ndërtimin e shtetit të së drejtës, ndërsa në Kosovë refuzoi t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Dy qëndrime të kundërta dhe skandaloze të Kurtit. Për më tepër, ftesës së Prokurorisë për intervistim i përgjigjet me fyerje dhe sillet si një entitet mbi institucionet, duke e parë ligjin si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike. Ky deklarim në Kroaci më kujtoi ish-Kryeministrin kroat, Sanader. Edhe ai, në kohën e vet, kishte gojën plot vrer kundër korrupsionit, por në fund përfundoi në burg për afera të rënda korruptive”, ka shkruar Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …