Ish-diplomati dhe analisti, Avni Arifi, i ka reaguar me fakte kundër kryeministrit, Albin Kurti, pas deklaratave të tij në një tubim, ku prezantoi kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë. Në një postim të tij ai e kritikoi Kurtin duke e cilësuar si përfaqësues të një mendësie të tejkaluar. Kurti nuk flet si kryeministër i një Republike Demokratike, por si një mbeturinë e bolshevizmit – ashtu siç është edhe mendësia e tij, shkroi Arifi, duke e akuzuar Kurtin për mosrespektim të Kushtetutës dhe për sulme ndaj atyre që ruajnë ligjshmërinë në vend. Kurti është më shumë i përkushtuar ndaj diskursit populist sesa përmbushjes së detyrave si kryeministër. Në vend që të kërkojë përgjegjësi nga ministrat dhe deputetët e tij për ligjet që shkelin Kushtetutën, ai sulmon ata që praktikisht po e ndihmojnë duke ruajtur ligjshmërinë, shtoi ai. Largimi i Kurtit nga pushteti po bëhet kauzë për Çlirimin e Dytë dhe të vërtetë të Kosovës. Çdo ditë e më shumë kjo bëhet e qartë për këdo që ka pak mend, përfundoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …