Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: Qeveria do të respektojë vendimin e deputetëve të Kuvendit, cilido që të jetë qëndrimi i shumicës

Shefi i kabinetit të Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se Qeveria do të respektojë vendimin e deputetëve të Kuvendit, cilido që të jetë qëndrimi i shumicës së tyre.  I pyetur nëse  Qeveria është duke hartuar projektligjin për shfuqizim e Speciales, ai tregon se këtë s’mund ta bëjë ekzekutivi, kur po dihet se shumica e deputetëve janë kundër.  Kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte dështuar dy herë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, me të cilën kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.  Gjatë muajit dhjetor LDK-ja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e Kryesisë me çka e kanë pamundësuar kuorumin për vendimmarrje. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …