Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Vetëvendosja do të zhvillojë një fushatë me pasoja të përçarjes së thellë në popull

Analisti dhe diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër Vetëvendosje, duke parashikuar se fushata e saj e ardhshme do të thellojë përçarjet në shoqërinë kosovare dhe do të ndikohet nga praktika që, glorifikojnë mashtrimin. Arifi e përshkruan si fushatë të thikës së përçarjes në popull”, duke e krahasuar me glorifikimin e liderit iranian Homeini, dhe paralajmëron për intensifikim të “linçimeve” ndaj kundërshtarëve politikë, të cilat, sipas tij, janë të panjohura në vendet demokratike. Arifi thotë se Vetëvendosja do të përdorë të gjitha mjetet financiare dhe propagandistike për të manipuluar qytetarët, dhr kjo qasje mund të dëmtojë rëndë perspektivën euroatlantike të Kosovës. Duke iu drejtuar qytetarëve, ai thekson rëndësinë e votës së ardhshme, duke e konsideruar si një zgjedhje mes “errësirës” dhe së ardhmes së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …