Ka ndërruar jetë Refket Sadri Qatani në moshën 60 vjeçare. Refket Qatani lindi më 18 shkurt të vitit 1961 në fshatin Duhle të komunës së Suharekës. Ishte djali më i madh i Sadri Sahit Qatanit, i njohur si Sadri Duhla dhe nënë Hida Dugolli Qatani. Rrjedhë nga një familje tipike nacionaliste patriotike. Babai i Refketit, Sadriu, ishte njëriu më një ndikim të madh në rajonin e Therandës (Suharëkës) e më gjerë, nacionalist i cili iu kishte bashkuar radhëve të NDSH-së qysh në fillet e saj, dhe pas ngadhënjimit të sistemit Titist-Rankoviqian më 1945, Sadriu kishte mbajtur një burg të rënd pasi ishte dënuar si antikomunist i përbetuar ndaj këtij regjimi. Si familje nacionaliste, përherë ishin nën vrojtimin e organeve të UDB-së, pasi që e konsideronin si familje me rreziktë lartë kundër rendit të “Jugosllavisë së Re”!
Aty kah mesi i viteve te 70-ta, familja Qatani largohet nga fshati Duhle dhe vendoset përfundimisht në fshatin Kraishtë të Komunës së Lipjanit, pasi në duhle sistemi sllavo-komunist i kishte bërë edhe sekuestrimin e pasurisë së luajtëshme dhe të paluajtshme. Në fshatin Kraishtë, familja qatani ishte pritur ngrohtësisht nga banorët shqiptar e sidomos nga patrioti dhe mësuesi, Sadik Luma-Prishtina, me të cilin Sadriu ishte njoftuar në burgun e Nishit. Refketi si djali më i madh Sadriut, edhe pas vdekjes së të atit, në fillim të viteve 90-ta, do të jetë nën presionin e madh të organeve të sigurimit shtetror serb, organe këto të cilat fillojnë maltretimin dhe represionin ndaj tij dhe familjes në kërkim të armëve dhe veprimtarisë ilegale që bënte. Për një kohë të gjatë, Refketi ishte detyruar që të srehohej në fshatin e tij të lindjes në Duhle te kusherinjët e tij dhe te dajët e tij në fshatin Nekoc në familjen Dugolli.
Organet e pushtetit serb, pasi kishin shtuar edhe më tej maltretimin e familjes së Refketit, ky ishte detyruar që të largohej nga Kosova në drejtim të Gjermanisë dhe të bashkohej me vëllëzrit e tij që kishin një kohë të gjatë që kishin migruar në këtë shtet, Hakiun, Ilazin dhe Kajtazin. Refketi me vëllëzer, vazhdimisht u dëshmuan si një familje atdhetare dhe humaniste duke mos u ndarë asnjëherë ndaj interesave kombëtare për çlirim e bashkim kombëtar, kështu duke ndejkur rrugën dhe amanetin e babait Sadriut për punë dhe angazhim për një SHQIPËRI ETNIKE! Në Kosovën e paluftës së, në bisedat që bëheshin nëpër ndeja dhe oda, Refketi thoshte: “Një rrugë është dhe e vetme BASHKIMI KOMBËTAR”. Refketi pas një sëmundje të rëndë, vdiq në Gjermani më 05.06 2021 duke lënë në pikëllim të thellë familjen, miqët dhe të gjithë ata që e njohën. I leht i qoftë dheu i Kosovës!