Avni Bytyqi: Vota PDK-së do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatik

Bytyçi: Vizita e Cramon në Zyrat e Prokurorit të Specializuar nuk mund të cilësohet ndryshe pos ndërhyrje politike

Vizita e Viola von Cramon në Zyrat e Prokurorit të Specializuar, ka ngjallur reagime të shumta nga përfaqësues të subjekteve politike. Këshilltari i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Avni Bytyçi, vizitën e Von Cramon në Speciale e ka cilësuar ndërhyrje politike, Këtë madje ai thotë se ua kanë mësuar miqtë ndërkombëtarë. ”Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar të kuptojmë se politikanët nuk duhet të “vizitojnë” gjykatat, veçanërisht kur çështjet e rëndësishme trajtohen nga gjyqësori. Ata madje kanë fjalë të veçanta për politikanët që “vizitojnë” gjykatat. Quhet “ndërhyrje politike” dhe unë jam plotësisht dakord!”, është shprehur ai. Kujtojmë se ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Prokuroria e Specializuar dorëzoi së fundi aktakuzë bashkë dhe ndaj ish-Drejtorit Politik të UÇK-së, Presidentit Hashim Thaçit. Propozim-aktakuza u bë publike pa një konfirmim paraprak nga gjyqtari i procedurës paraprake, praktikë që nuk ndodh në drejtësinë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …