leoni

Avni Dehari: Astrit, ti dhe unë- babë e bir, jemi prapë në këtë sallë dhe pranë këtyre njerëzve...

Avni Dehari: Astrit, ti dhe unë- babë e bir, jemi prapë në këtë sallë dhe pranë këtyre njerëzve…

Në mbledhjen komemorative që u mbajt sot  në nderim të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka folur edhe babai i tij, veprimtari i mirënjohur, Avni Dehari, i cili në një gjendjet tejet emocionale dhe pikëlluese ka thënë: Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në këtë sallë dhe pran këtyre njerëzve, ti je në fotografi për të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty. Unë jam këtu në emër të familjes që t’iu falënderoj të gjithë këta njerëz motra dhe vëllezër që kanë ardhur të më ndihmojnë që të përballoj rënien tënde. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata që të bënë që mos të jesh fizikisht, deshën të bëjnë vdekjen të heshtur. Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në gjithë Kosovën dhe viset shqiptare dhe atdheun e përbashkët Shqipërinë. Të gjithë po ndjejnë pikëllimin e madh. Je i bindur që drejtësia dhe Vetëvendosja, ëndrra e popullit janë të gjalla dhe të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Fli i qet se një ditë të gjithë ëndrrat do të bëhen realitet…

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …