Avni Dehari

Avni Dehari: Besojmë në çdo përfundim që nxjerrë Instituti Zviceran, por provat e dërguara në Institut janë të dëmtuara

Avokati, Tomë Gashi, së bashku me prindërit e Astrit Deharit, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë kanë deklaruar se ekspertiza plotësuese e Institutit Zviceran për vdekjen e Astritit ka vërtetuar se provat e dërguara kanë qenë të manipuluara dhe të dëmtuara. Në një konferencë për medie, avokati Tomë Gashi tha se komunikata e Prokurorisë Speciale e dërguar rreth kësaj ekspertize është e dëmshme për hetimin e vrasjes së Deharit. Babai i Astrit Deharit, Avniu u shpreh se besojnë në çdo përfundim të nxjerrë nga Instituti Zviceran. Ai tha se kjo ekspertizë shtesë tregon se të gjitha provat e dërguara në Institut janë të papërdorshme dhe të dëmtuara.  Nëna e të ndjerit, Xhevahire Dehari kërkoi të merr dikush përgjegjësi për mos zbardhjen e vdekjes së djalit të saj. Ajo tha se prokurori aktual nuk është duke bërë as më pak e as më shumë punë se sa prokurori Sylë Hoxha. Prokuroria Speciale ka publikuar pesë konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për rastin e Deharit. sh-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari që u gjet i vdekur më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit, ku mbahej i arrestuar  nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …