Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar mundësinë e intensifikimin e sulmeve në veri veçanërisht në periudhën para dhe pas Vitit të Ri. Lidhur me këto paralajmërime njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se sulme të tilla mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin. Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se këto sulme mund të përfshijnë dëmtimin e infrastrukturës vitale, incidente ndër-etnike të nxitura nga Serbia, panik në mesin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të një vendi të pasigurt. Avni Islami, përkundër paralajmërimeve të kryeministrit, thotë nuk ka nevojë për shtim të forcave policore në pjesën veriore të vendit dhe se nuk ka vend për panik. Avni Islami saktëson se institucionet e sigurisë në vazhdimësi kanë kryer punë të shkëlqyer dhe nuk e konsideron të nevojshme shtimin e forcave policore. Sipas tij, duhet të ketë plan operativ jo vetëm për festat e fund-vitit, por edhe për të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur
Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …