leoni

Avni Kastrati: Banorët që nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë, nuk do të mund të marrin shërbime nga shteti

Avni Kastrati: Në fund të numërimit të pjesëmarrësve në regjistrim, Kosova pritet t’i ketë rreth 1 milionë e 600 mijë banorë

Në  konferencën përmbyllëse për medie, lidhur me procesin e  Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, shtruesi i Detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati përmbylljen e këtij projekti, e ka vlerësuar si një ditë të madhe për gjithë vendin, pasi sipas tij, ka vlerë të madhe në disa fusha. Ai ka treguar se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve, pa ndonjë problem dhe  se të dhënat e Kosovës do të jenë të krahasueshme në aspektin rajonal, por edhe në nivel global. Regjistrimi i popullsisë është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person. Në këtë proces përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen mbi dëmet e shkaktuara nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Në  fund të numërimit të pjesëmarrësve në regjistrim,  Kosova pritet t’i ketë rreth 1 milionë e 600 mijë banorë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …