leoni

Avni Spahiu: Kosova duhet të kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e shteteve të fuqishme, sikur është Amerika

Ish-ambasadori i Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu, thotë se është inkurajues qëndrimi amerikan se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Kosova duhet të kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e shteteve të fuqishme, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është kërkesë e vazhdueshme nga faktori ndërkombëtar, dhe  është  inkurajues fakti se ajo potencon se Asociacioni nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Të paktën kështu e sheh situatën diplomati Avni Spahiu. “Është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara vazhdimisht përsërisin se ky asociacion nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë kompetencë ekzekutive, prandaj kjo është megjithatë inkurajuese dhe nuk rrezikon raportet me Amerikën, sepse SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri kryesor i Kosovës”, tha Spahiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …