Avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone, ka paralajmëruar se në javët e ardhshme do t’i realizojë tri udhëtime për në Kosovë, për të mbledhur prova shfajësuese për klientin e tij, si dhe dhe në mënyrë që të zhvillojë hetime për rastin. Ai planifikon që vizitën e parë në Kosovë ta bëjë të mërkurën, ndërsa dy të tjera në muajt korrik dhe gusht. Por Prokuroria konsideron se do të ishte më mirë që vizita të kryhej pas parashtrimit të argumenteve nga ta dhe trupi gjykues. Mbrojtja e të ashtuquajturave viktima të paraqitura në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka kërkuar që ta vizitojë lokacionin në fshatin Zllashë, pasi Prokuroria Speciale thotë se ka qenë kamp ndalimi në vitin 1999. Julius Von Bone, avokat i Salih Mustafës, tha se atje nuk gjendet asgjë që ndihmon në gjykim.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …