Avokatët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë apeluar vendimin e gjyqtarit paraprak lidhur me mocionet e tyre, ku pretendonin defekte në aktakuzë. Në parashtresën e avokatit të Jakup Krasniqit, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i dha mbrojtjes leje për ankesë për nëntë çështje që kanë të bëjnë me dështimin e aktakuzës, për të deklaruar faktet materiale me specifikë të mjaftueshme për t’i dhënë Jakup Krasniqit njoftimin e kërkuar për rastin kundër tij. “Aktakuza ka dështuar të deklarojë me saktësi se çfarë pretendohet se ka bërë Jakup Krasniqi, apo sikur thuhet pjesëmarrja e tij personale e supozuar në krime, kontributi i tij i supozuar në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe përgjegjësia e tij e supozuar në përputhje me mënyrat e tjera të përgjegjësisë, të gjitha mbeten qëllimisht të paqarta”, thuhet në parashtresë. Sipas mbrojtjes, kjo pasaktësi është paragjykuese për Krasniqin sepse pengon përgatitjen e tij dhe i lejon prokurorit të specializuar që ta trajtojë rastin e tij në gjykim, pa e njoftuar Krasniqin, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtja konstaton se në vendimin e gjyqtarit paraprak është gabuar kur është konstatuar se aktakuza nuk ishte me të meta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …