Avokatët e katër krerëve të UÇK-së kanë kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë listën e dëshmitarëve të cilët do t’i thërrasë në tre muajt e parë të gjykimit. Ata kanë kërkuar që për një gjë të tillë të jap urdhër gjykatësi i procedurës paraprake, meqë sipas tyre në këtë mënyrë mbrojtja do të mund të vijonte me përgatitjen e saj. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kërkuar që prokuroria të jap një informacion të tillë derisa e ka kritikuar atë për mos efikasitet dhe zvarritje të procesit. Prokuroria nëse vazhdon ashtu siç po bënë tani nuk mund të paraqes një çështjen në mënyrë të kuptimplotë dhe mund të përfundojë sikur edhe prokuroria e e Millosheviqit e cila vazhdoi pa fund dhe në fund dështoi. Kryeprokurori në fillim të kësaj çështje, zotëri Smith, na tha se ajo është e dizajnuar të jetë më e shpejtë se prokuroritë e tribunaleve të tjera dhe na akuzoi ne, mbrojtjen, se po e zmadhojmë çështjen e kohëzgjatjes së gjykimeve të kësaj natyre, tani jemi në një situatë në fakt është dashur të jemi në fazën përfundimtare kur një çështje është e gatshme për gjykim por ne nuk jemi as afër një statusi të tillë, pse, sepse prokuroria nuk di se kush janë dëshmitarët, cilët do ti thërras me cilën radhitje, çfarë dokumente do të paraqesin nëpërmjet tyre, cila është prejardhja e tyre ata janë në gjendje që do të duhej të ishin para dy vitesh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …