KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Avokatët e të akuzuarve në Hagë kanë kërkuar që Zyra e Prokurorit t’i shpalosë materialet që posedon nga Serbia

Avokatët e krerëve të UÇK-së, në Hagë kanë kërkuar që Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale të urdhërohet që t’i shpalosë materialet që posedon nga Serbia dhe që synon t’i përdorë në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gati për dy vjet  po mbahen në paraburgim. Kërkesa është dorëzuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në emër të ekipeve mbrojtëse në rastin “Hashim Thaçi dhe të tjerët”. Në përputhje me Rregullën 103 dhe Rregullën 102(3), ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë kërkuar zbulimin e prejardhjes së çdo materiali që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka në posedim, origjina e të cilit është dyshuar të jetë Republika e Serbisë, ose e ndonjë prej organeve a institucioneve të saj të kaluara dhe të tashme. Në kërkesën me shkrim të parashtruar nga avokatët, e cila është publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara, thuhet se Serbia mbetet e angazhuar në një fushatë të vazhdueshme dezinformimi kundër Kosovës dhe UÇK-së, me qëllim të destabilizimit të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …