Avokati, Arianit Koci, ka nxjerrë disa konkludime rreth tragjedisë së Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Sipas tij, nga të dhënat e deritashme, mund të konkludohet se në vrasje ka marrë pjesë më shumë se një person, “qoftë edhe në formë të ndihmës pas kryerjes së veprës. Ai ka thënë edhe se mund të konkludohet se ka pasur plan të detajuar për sulm dhe për ikje nga vendi i ngjarjes dhe se nuk duhet të përjashtohet asnjë motiv apo pistë e hetimit. “Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargonin kriminalistik. Kjo edhe ka qenë arsyeja pse kam insistuar që të bllokohet krejt Rrafshi i Dukagjinit menjëherë pas sulmit, të bëhet regjistrimi i çdo veture që qarkullon dhe të shtohet kontrolli kufitar, ka shkruar Koci. Një javë më parë një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar me kallash. Tre persona janë vrarë dhe një është plagosur. Deri tash s’ka ndonjë të dyshuar për këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …