Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, ka deklaruar se dëshmia e një dëshmitareje serbe në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve, përfaqëson një avantazh të rëndësishëm për mbrojtjen. Sipas tij dëshmitarja ka pohuar se disa prej deklaratave të saj, që gjenden në shkresat e lëndës, janë të manipuluara dhe të sajuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Ai ka shtuar se kjo dëshmi i jep më shumë peshë mbrojtjes, duke bërë që gjyqtarët të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në vlerësimin e kredibilitetit të provave. Stamena Jeliq ishte dëshmitarja e 94-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkëshorti i saj dyshohet të jetë rrëmbyer nga disa persona në kohën e luftës dhe që nga atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në seancën e Gjykatës Speciale, ajo është përballur me disa deklarata të dhëna në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …