Avokati, Artan Qerkini: Simmons është i gatshëm të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për abuzimet e EULEX-it

Avokati, Artan Qerkini: Simmons është i gatshëm të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për abuzimet e EULEX-it

Avokati, Artan Qerkini, është cituar të ketë thënë si ish-kryesuesi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons është i gatshëm të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për shkeljet dhe abuzimet  e EULEX-it, në kohën sa ka qenë këtu, por kërkesat e tij kanë hasur në vesh të shurdhër. Ai nuk ka qenë i kënaqur me përbërjen e atij komisioni sepse ka konsideruar se në të ka pasur persona për të cilët ky ka gjetur parregullsi. Pastaj ai ka kërkuar nga unë që ta parashtroj një kërkesë për hetim parlamentar. Simmons i ka disa pretendime që lidhen me gjykimet që janë zhvilluar nga gjyqtarët e EULEX-it. Ai është burim mjaft i besueshëm për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur brenda EULEX-it”. Ai  ka shtuar se disa nga pretendimet e Simmons janë vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese në aspektin e formimit të trupave gjykues. “Pretendimi ka qenë se trupi gjykues nuk është themeluar në harmoni me rregulloren e EULEX-it. Sipas tij, trupi gjykues është dashur të formohet nga dy gjyqtarë të huajë dhe një vendor: “Ai ka treguar gatishmëri që të dëshmojë në Parlamentin e Kosovës për shkeljet që janë bërë gjatë gjykimeve të disa rasteve të profilit të lartë nga ana EULEX-it”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …