Emmerson

Avokati, Ben Emmerson, ka drejtuara kritika të shumta në adresë të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka adresuar kritika në adresë të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale. Ai gjatë konferencës së 15-të statusore ndaj liderëve të UÇK-së, ka thënë se ZPS-ja ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta dhe për këtë duhet të disiplinohet nga Gjykata Speciale. “Ky ekip i prokurorisë ka dështuar në kryerjen e detyrave të veta dhe duhet t’i vihet fundi, të disiplinohet në mënyrë që ta kryejë punën në mënyrë të drejt dhe të përshtatshme. Emmerson në seancën krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një moment të seancës, përmendi falsifikime nga ana e shërbimeve sekrete ruse e serbe. “Dua t’i them kërkesat e bëra në vijim: E para që ju të shtyni marrjen e vendimit për materialet e rregullit 103 që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimeve të inteligjencës së Serbisë në dritën e çështjeve që u ngritën në seancë private, dhe në këtë kërkesë do të përfshihen falsifikimet jo vetëm të shërbimeve të Serbisë por edhe të Rusisë”, ka thënë ai. Pas kësaj fjalie, dhe para se kjo të ishte publike, seanca ishte krejt private dhe e redaktuar. Emmersoni ka kërkuar nga gjykatësi që në formë emergjente të shqyrtojë edhe njëherë lirimin nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …