Ben Emerson

Avokati Ben Emmerson, kërkon që gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, të mos zgjasë më shumë se dy vjet

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka folur lidhur me kohën që prokuroria po e kërkon për gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Emmerson thënë se ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet, por nëse veprohet ndryshe, kjo çështje do të marrë shumë kohë. Ne mbesim prapa asaj që prokurorisë duhet dhënë një vit kohë, dhe një vit edhe ne, sepse kjo është mënyra e vetme e menaxhueshme, sepse në të kundërtën do të merrte shumë kohë për gjykim kjo çështje”, ka thënë Emmerson në seancën e sotme të radhës që po mbahet për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Emmerson i kujtoi Gjykatës se Veseli qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, Kadri Veseli  kishte bërë thirrje për bashkëpunim me gjykatën.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ka shfaqur gatishmërinë për të marr përgjegjësi për krijimin e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës ka shfaqur gatishmëri për të marr përgjegjësi për krijimin e Qeverisë. …